Regjistrohuni

+355

4 , 11 & 18 Mars 2023 | Oficina - Tirane

MenaxhimiMenaxhimi 360 gradë

i Tregtisë Online në kompaninë tuaj

4 , 11 & 18 Mars 2023 | Oficina - Tirane

MenaxhimiMenaxhimi 360 gradë

i Tregtisë Online në kompaninë tuaj

Regjistrohuni

+355
Regjistrohuni në event

Përse duhet të merni pjesë ne event

Services

Kujt i Dedikohet ky Trajnim

Trajnimi i dedikohet personave që kanë shitje me pakicë dhe duan të ngrenë ose kanë ngritur një kanal shitjesh online.

Services

Çfarë Mbulon

Trajnimi do të mbulojë gjithçka duhet të dijë një administrator për ta menaxhuar këtë pajisje. Do të marë një çertefikatë dhe do të mund të futet në proçesin e marrjes së liçensës nga shoqata për implementimin e shërbimit CDO.

Services

Lektorët dhe të Ftuarit

Trajnimi do të ofrohet nga tre lektorë me mjaft eksperiencë në tregun vendas të ecommerce, si dhe do të pasurohet me eksperiencat e disa prej përfaqësuesve më me zë të tregut në Shqipëri .

Services

Përfitimet e Tjera

Gjithashtu do të marrë falas një Diagnostikim të kompanisë së vetë dhe konsulencë nga Shërbimi i CDO i shoqatës AECA duke i treguar hapat konkrete që një kompani duhet të bëjë për të shumëfishuar shitjet e saj online.

Lektorët

Images

Z. Valer Pinderi

Është themelues i kompanisë së parë të mirëfilltë e-commerce në Shqipëri që nga 2011 me Dyqan Taxi dhe tani e transformuar në Aladini Trade Partner. Ai është themeluesi i të parës shoqatë për e-commerce në Shqipëri (AECA) dhe Kryetari i saj. Z. Pinderi ka një eksperiencë të plotë prej 360 gradë me tregtinë online, pasi e ka nisur karrierën në një prej bizneseve më të mëdha tradicionale të shitjeve me pakicë dhe më pas themeloi kompaninë e tij. Për shkak se ka bërë vetë të gjitha rolet e nevojshme në këtë sektor, ai ka mësuar gjithçka vetë deri sa më pas ka punësuar të tjerë për të bërë të njëjtën punë. Sot ekipi i kompanisë së tij numëron mbi 65 persona. Në vitet e fundit, z. Valer Pinderi ia ka dedikuar një pjesë të konsiderueshme të kohës së tij rritjes së kapaciteteve të të gjitha kompanive në Shqipëri për tregëtinë online sepse sa më i mirë të jetë tregu dhe ekosistemi, aq më i madh do jetë numri i konsumatorëve për biznesin e tij dhe komunitetin që operon në këtë fushë. E vetmja formë se si ai e shikon zhvillimin e mëtejshëm të sektorit është të ndihmojë tregun në tërësi të përmirësohet, prandaj bashkëpunimi më cdo individ dhe grup interesi në këtë drejtim është prioriteti i tij.

Z. Tomi Kallanxhi

Është anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Online (AECA) që nga Marsi 2022 për një mandat dy vjecar. Ai konsiderohet si një pionier i teknologjisë dhe start-up-eve në Shqipëri. Kur ai lançoi startup-in e tij të parë teknologjik, SHPI.AL, një platformë e pasurive të paluajtshme bazuar tek përdoruesit, nuk kishte pothuajse asnjë ekosistem startup në Tiranë dhe përpjekjet e tij duhej të ishin të shumta për të ndryshuar mentalitetin e një industrie të vjetër si pasuritë e paluajtshme, dhe klientët. Dhjetë vjet më vonë, ai është një sipërmarrës serial, themelues dhe bashkëthemelues i disa startup-eve të teknologjisë dhe Big Media Expert, një Agjenci e Transformimit Dixhital me zyra në Tiranë, Londër dhe Filadelfia. Një anëtar i dalluar i ekosistemit startup dhe ICT në Shqipëri, fitues i disa çmimeve dhe çmimeve: Mentori i Vitit, Sipërmarrësi i Vitit dhe me më shumë se 10 vjet përvojë në Transformimin Dixhital, ai është një vlerë e shtuar për çdo zgjidhje.

Images
Images

Z. Erandi Sula

Është Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Online (AECA) që nga Marsi 2022 me një mandat dy vjeçar. I emëruar në pozicione drejtuese që në fillimet e karrierës së tij, Z.Sula arriti rezultate mbresëlënëse në të gjitha kompanitë ku pati kënaqësinë të punonte. Pas disa eksperiencash në pozicione drejtuese, ai vendosi të krijonte një kompani lider në sektorin logjistik, Alfa Courier Services, e cila shumë shpejt zuri një vend të rëndësishëm në sektorin ku operon duke dalluar nga konkurenca në të gjitha aspektet. Së fundmi, i është bashkuar kompanisë më të madhe postare në Shqipëri me kapital 100% Shqiptarë Ultra C.E.P , duke u përpjekur në cdo hap për standardizimin e tregut në vend. Besueshmëria, mendimi kritik, talenti në shitje, disiplina dhe vizioni janë virtytet që e bëjnë Z. Sula një prej individëve më të suksesshëm në sektorin ku operon dhe një ndër liderat më të respektuar nga kushdo që ka pasur mundësi të punojë apo bashkëpunojë me të.

Skedulimi

Organizimi Eventit

1. Mendësia e Biznesit Online.

a. Pritshmëritë kur fillon një biznes të tregëtisë online dhe sfidat kryesore.

b. Investimi nga duhet të fillojë dhe ku të fokusohemi.

c. Tipologjia e shitësve në Shqipëri.

d. I ftuari për eksperienën e vetë.

2. Kapaciteti i Nevojshëm për Punë.

a. Sa pako shpërndahen në Shqipëri, ku shpërndahen dhe në çfarë momentesh janë sipas muajve.

b. Çfarë sistemesh bazike duhen lidhur me platformat, nga pak staf në qindra.

c. Ekipi dhe detyrat që nuk evitohen, detyrat kyesore që duhen mbuluar në biznes.

d. I ftuari për eksperiencën e vetë.

3. Produkti që mund të shitet dhe si amplifikohet puna e tij.

a. Çfarë produtkesh shiten në Shqipëri në çfarë nënkategorish dhe tipe produktesh.

b. Si mund të shitet gjithçka në Shqipëri.

c. Si optimizohet faqja e një produkti në shitje në ecommerce.

d. Të ftuar distributorë që paraqesin produtket e tyre dhe si e ndajnë punën.

4. Proçeset e nevjshme në Ecommerce dhe si të bëni një Diagnostikim të Webit .

a. Cilat janë proçeset më të domozdoshme në një kompani ecommerce.

b. Proçesi më i rënësishëm, order to Delivery, çfarë duhet të ketë që të funksonojë.

c. Diagnostikimi i webit, elementët kyqë që duhen për të patur një web të mirë.

d. E ardhmja e pagesave dhe mundësitë që janë në Shqipëri në këtë fushë.

5. Shitja dhe marketingu i produkteve për tregëtinë online.

a. Si të optimizohet fushata më e mirë e mundshme për tregëtinë online.

b. Përdorimi i google ADS në nivel profesional dhe të avancuar për tregun Shqiptar.

c. 8 Trendet dhe promocionet më të suksesshme në Facebook për 2023

d. Eksperienca me fushata të suksesshme nga i ftuari.

6. Klienti dhe Mirëmbajtja e tij në Ecommerce. .

a. Llojet e CRM ekonomike për Ecommerce dhe si mund të përdoren ato për të rritur vlerë kompanisë.

b. Përdorimi i newsletter të autmatizuar për një fushatë marketingu në tregëtinë online.

c. Mirëmbajtja e një klienti dhe sigurimi që shërbimi është cilësor në tregëtinë online duke ditur të gjitha touch point të tij.

d. I ftuari për eksperiencën e vetë në këtë industri.

Çmimi: 299€

Regjistrohu

Images
Images

Adresa

Rr. Medar Shtylla, Kika 1,Tirana 1001 / Albania

Images
Images

Telefoni

+355 67 6033151